Nusja rrah vjehrrën e moshuar në Lipjan, 24-vjeçarja përfundon në telashe me ligjin

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E nuk janë të rralla as rastet kur përfundojnë në telashe vjehrrat me nuse, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Janjevë në Lipjan, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Sinjali mëson se 67-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se reja e saj ka ushtruar dhunë psikike e madje edhe e ka rrahur.

24-vjeçarja është intervistuar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarës dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Ndërkohë e moshuara ka deklaruar se dëshiron të kthehet në shtëpinë e saj.

Lexo edhe:  “Ta hjekim krytë me sakicë”, dy persona në Skenderaj kërcënojnë rojën e pyllit