Kurti: Majlinda Kelmendi simbol i suksesit

Sot, përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Majlinda është simbol i suksesit dhe se qëndrueshmëria ndaj vështirësive, përkushtimi për triumf, dhe modestia e saj ndaj suksesi, janë tri virtyte të Majlindës të cilat e bëjnë atë: kampione në tatami, kampione në jetë dhe kampione përjetë.

Postimi i plotë i Kurtit:

 

Në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos”, dje ishim pjesëmarrës në aktivitetin demonstrues të kampiones tonë Olimpike, Majlinda Kelmendi.

Në palestrën e qytetit të Mitrovicës “Minatori” e cila ishte mbushur përplotë me nxënës entuziast për të takuar Majlindën, ajo së bashku me xhudistë të tjerë demonstruan teknika profesionale të sportit të xhudos.

Majlinda Kelmendi është simbol i suksesit në Republikën e Kosovës.

Lexo edhe:  Ky është hajni nga Ferizaj që ra në prangat e Policisë, dyshohet për së paku dy vjedhje