Theret një person në Ferizaj

Të mërkurën në orën 15:15, një burrë është therur me thikë nga një person i panjohur në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte i therur me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

 

 

Lexo edhe:  Përleshje brutale në afërsi të një kafeterie në Rahovec, një person dërgohet në gjendje të rëndë në spital