Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe intervale të gjata kohore me diell. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë reshje krejtësisht të papërfilloshme bore apo ndonjë fjollë bore orëve të mëngjesit.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -5 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe intervale të gjata kohore me diell. Më vonë gjatë dites vranësirat tërhiqen në tërë rajoni dhe priten kthjellime të plota.

Të Enjten jjë fronti  ri i  dobët, i ftohtë ajror sjellë vranësira kalimtare dhe reshje kalimtare të dobëta shiu e bore në disa zona të Kosovës dhe rrallë në disa zona tjera të rajonit. Nën ndikimin e fortë anticiklonik këto fronte nuk do të jenë të pasura me lagështi, prandaj reshje do të jetë të papërfillshme.

Temperaturat me luhatje të shpeshta. Përpara frontit ato shënojnë rritje, ndërsa pas frontit ato shënojnë ulje rapide. Acari i mëngjesit vazhdon, po më i butë se ditëve të lamë pas. Në Shqipëri në përgjithësi mot më i qetë, më i ngrohtë dhe më stabil./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Një person vdes në spital pak ditë pasi u sulmua fizikisht në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari