E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë në veturën e tij në Gjakovë, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Gasper Karaqi në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është i moshuar dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale e ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërkohë kanë intervenuar edhe njësitet policore që kanë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa trupi i pajetë shumë shpejt pritet të tërhiqet për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Lexo edhe:  “Gjeneratat e reja sot nuk e dinë çka ishte lufta e UÇK-së” - Propozohet të futet në planprogramin arsimor