Gruaja doli në iftar me kolegë të punës, burri s’e lejon të kthehet në shtëpi- ky i fundit arrestohet nga policia

Një i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë pasi ia ka pamundësuar rikthimin në shtëpi bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bashkëshortja e tij kishte raportuar se kjo kishte ndodhur pasi ajo kishte dalë në iftar me kolegë të punës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Pejë 30.03.2024-20:50.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Për këtë, i dyshuari pasi është arrestuar, është intervistuar e më pas liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes njëri nga policët më të respektuar në Kosovë