Lirohet serbi Uros Vukasinovic i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve

Është liruar serbi Uros Vukasinovic, i cili u arrestua para një muaji nën dyshimin për sulm ndaj gazetarëve.

Kështu ka konfirmuar për Kossev avokati i tij, Nebojsha Vlajiq, shkruan Jepi zë.

“Po, Uros Vukasinovic do të lirohet me kusht sot. Aktualisht jemi duke i përgatitur dokumentet lidhur me këtë dhe ai do të lirohet gjatë ditës”, tha Vlajiq.

Uros Vukasinovic jeton në Leposaviq dhe mësohet se është i afërt me Listën Serbe.

Ndërkaq, Vukasinovic është serbi i katërt nga tetë të arrestuarit gjatë dy muajve – i cili u lirua nga paraburgimi me kusht.

Lexo edhe:  Ky është logopedi që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 4-vjeçares që e trajtonte