Policia Ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë ushtrohen së bashku

Ushtrime të përbashkëta po kryhen nga Policia Ushtarake e FSK-së me atë të Shqipërisë me qëllim të përvetësimin e njohurive.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njofton se ushtarakët e Policisë sonë Ushtarake dhe vëllezërit e motrat nga Policia Ushtarake e FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku në detyrat specialistike të policimit ushtarak

Sipas tij ky trajnim që realizohet në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkim – Shpëtimit në Pomozotin është i fokusuar në përvetësimin e njohurive në kompaktësimin e togut, menaxhimin e turmave dhe pikave të kontrollit.

“Së bashku gjithmonë jemi më të fortë”, tha ministri i Mbrojtjes.

Lexo edhe:  Enver Sekiraqa rikthehet në arrest shtëpiak