“Më shtyu, më rrëzoi përtoke dhe më ngrehi zhagë nëpër oborr”, detajet e denoncimit në polici nga e dashura e hoxhë Behar Mjekiqit

Imami nga Obiliqi, Behar Mjekiqi po dyshohet se e ka rrahur të dashurën e tij E.J.

Ai po dyshohet se e ka larguar viktimën, me të cilën kishte lidhje dashurie, me dhunë nga shtëpia e tij në fshatin Mazgit.

Sipas denoncimit të cilin e posedon Paparaci, Mjekiqi dyshohet se e ka shtyrë, e ka rrëzuar në tokë dhe e ka tërhequr atë zhagas drejt oborrit të shtëpisë.

Derisa e kishte nxjerrë me dhunë nga shtëpia, hoxha potencohet se ia kishte marrë telefonin viktimës E.J. duke i shkaktuar lëndime në të dy duart.

Raporti konstaton se E.J. është shqiptare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, dhe me të njëjtën imami nga Obiliqi është në lidhje dashurie prej disa vitesh dhe të dy “kanë jetuar me njëri-tjetrin kohë pas kohe”.

Mjekiqi e ka pranuar para hetuesve policorë se është në lidhje me viktimën E.J. qe së paku tre vjet. Viktima, ndërkaq ka thënë se lidhja e tyre është e gjatë së paku gjashtë vjet.

 

Lexo edhe:  Gazetarja që qëlloi në Shtërpcë ditën e incidentit, publikon fotografitë se si bllokuan serbët qarkullimin e veturave