“Oh ç’ma këpute shpirt e zemër”, babai i të riut nga Podujeva përlot me postimin prekës për të birin

I riu nga fshati Revuçë e komunës së Podujevës, Veton Nimani, është ndarë dje nga jeta në moshë të re.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes njoftimit në rrjete sociale.

Vetoni ishte i biri i poetit llapjan, Lumni Nimani. Ky i fundit ka përlotur të gjithë me postimin prekës ku njofton se djali i tij ka ndërruar jetë.

“Oh çma këpute shpirt e zemër i bukuri im!! Veton i imi djalë, bukuria jote, më mbeti kujtim, jeta pa ty më nuk ka fare kuptim… O Zot i madhërishëm na jep forcë ta përballojmë këtë dhimbje!!!”, shkroi Nimani në Facebook.

Ndërkohë ende nuk janë dhënë detaje lidhur me ceremoninë mortore të të ndjerit.

Lexo edhe:  “Dhunuesit duhet me i vra, me i pre dhe me ua hiq kokat”, thirrja e protestuesve në gjuhën turke