U kapen me mbi 1 kg drogë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre fillimisht janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike.

Rasti ka ndodhur të mërkurën mbrëma në rrugën “Lekë Dukagjini” ndërsa në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.

Ndaj tyre është hapur rasti për blerje, posedim, shpërndarje ose shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Lexo edhe:  “A jeni robër të Allahut”, pasagjeri ngrit panik në avion – anulohet fluturimi në Sydney