E dhimbshme: Ndahet papritmas nga jeta i riu nga Podujeva

Një ngjarje e dhimbshme është shënuar në Podujevë, ku i riu Veton Nimani nga fshati Revuçë, është ndarë nga jeta papritur.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale familjarë të të ndjerit, të cilët po ashtu kanë njoftuar se Vetoni ishte djali i poetit llapjan, Lumni Nimani.

Ndërkohë, për datën dhe orën e varrimit ende nuk janë dhënë detaje nga familja Nimani.

Lexo edhe:  “Lifti pati probleme disa ditë me radhë”- Çka thotë dosja për pronarët e firmës, ku neglizhenca e tyre çoi në vdekjen e 41-vjeçares në Prizren