Ministria Haxhiu: Rreth 16 milionë euro janë shpenzuar për të akuzuarit e Speciales

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se sa para janë shpenzuar deri tani nga buxheti i shteti të Kosovës për ish-krerët e luftës që po gjykohen në Hagë, shkruan Insajderi.

Haxhiu ka thënë se përmbi 2 vjet nga buxheti i shtetit u harxhuan rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe familjarët e ish-krerëve të UÇK-së.

“Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka vazhduar me mbulimin e shpenzimeve për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga ZPS“.

“Mbulimi i këtyre shpenzimeve bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara“, ka shkruar Haxhiu.

“Me qëllim të ofrimit të transparencës dhe llogaridhënies në lidhje me shpenzimin e parasë publike, deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së“. deklaroi ministrja.

Lexo edhe:  Zhduket një i mitur në Prishtinë