Ishte në Kosovë për Vitin e Ri: Ky është kosovari të cilit iu dogj banesa në Gjermani

Taksisti nga Kosova, Hazir Stublla e pësoi keq natën e 1 janarit. Një raketë natën e Vitit të Ri ia shkatërroi të gjithë banesën. Flaka i la në rrënoja banesën 100 m².

Siç raporton BILD, dëmet e pronës ishin mbi 100 mijë euro.

Stublla për gazetën gjermane kishte bërë të ditur se sapo kishte investuar një shumë të madhe parash në banesën e tij.

“Sapo kisha investuar 20 mijë euro në një kuzhinë të re”, ankohet ai, shkruan BILD.

Në momentin e aksidentit, 49-vjeçari ishte me pushime me familjen e tij në Kosovë. Ai kishte pranuar video të fatkeqësisë nga fqinjët e tij në natën e ndërrimit të viteve.

Kujtojmë se, Stublla u bë i njohur në mbarë vendin si taksisti që ia dërgoi portofolion e Manuel Neuer.

Pasi udhëtoi të paktën 120 km për të dorëzuar portofolin, shoferi mbeti i zhgënjyer nga i ashtuquajturi shpërblim i Neuerit, veçanërisht duke pasur parasysh se ai shpenzoi 400 euro për udhëtim.

Lexo edhe:  “Me ‘komandanta’ u rahatuam më në fund, se bonën pare, mangupat na mbetën në qafë”