Vërshimet në Kosovë, Mehaj: FSK e gatshme për të intervenuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka theksuar se gjendja në terren është duke u monitoruar pandërprerë.

“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj”, ka shkruar mes tjerash Ministri i Mbrojtjes.

Postimi i plotë:

“Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj , varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.

FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”

Lexo edhe:  Jugu i Mitrovicës stërmbushet me vetura KM, serbët "bllokojnë" kontrollimet teknike nga numri i madh i veturave