Vetaksidentohet vetura e KFOR-it, brenda ishin katër ushtarë

Të martën e kësaj jave një veturë ushtarake e KFOR-it është vetaksidentuar në fshatin Grajke të Leposaviqit.

Lidhur me këtë KFOR-i ka thënë se brenda automjetit kanë qenë katër ushtarë, por që të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime të mëdha.

Ndërkohë, thotë se Komanda Rajonale – Lindje aktualisht është duke shqyrtuar shkakun e aksidentit, raporton Teve1.

Lexo edhe:  Rrahja mes anëtarëve të një familje në Drenas: Këta janë babai dhe dy djemtë që u përleshën me 49-vjeçarin