Dyshohet se në Emshir po ndërtohet xhami ilegalisht, flet edhe Përparim Rama

Një ngjarje e pazakontë ka ngjarë në lagjen Emshir të Prishtinës.

Në raportimin e gazetares së Nacionales, Anita Nikaj, po dyshohet se në këtë lagje është duke u ndërtuar një xhami në mënyrë ilegale dhe të fshehur.

Disa banorë janë ankuar për këtë temë, ndërsa dyshohet se ajo xhami është duke u ndërtuar nga familja e Fadil Aliut, shefit të personelit në Komunën e Prishtinës.

Sipas Aliut, ajo nuk është xhami, por shtëpi.

“Po po, shpi, mirë ajo e ka lejën për shpi, çka thonë tjerët nuk e di. Unë nuk jam përgjegjës për mendimet e tjerëve” – tha ai.

Për këtë temë ka folur edhe Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës.

Lexo edhe:  Sot ditë zie në Kosovë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara