Therje me thika-plagosen babë e bir në Vlorë, djali në gjendje të rëndë

Babë e bir janë plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në lagjen 24 Maji në Vlorë, pas një sherri me thika.

Xhevdet Braushi 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi 30 vjeç janë dërguar më urgjencë në spitalin e Vlorës.

Mësohet se babai është jashtë rrezikut për jetën ndërsa i biri ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë personat të cilët i kanë sulmuar, janë arratisur nga vendngjarja.

Lexo edhe:  'E bëri për spital' - Zbulohen detaje të reja të rrahjes së të dashurës nga hoxha Mjekiqi