E dhimbshme: Momenti kur evakuohet një e moshuar në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të vërshimeve. Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar probleme në shumë komuna, duke përfshirë edhe Mitrovicën.

Lumi Lushta ka dalë nga shtrati duke vërshuar në disa banesa të qytetit dhe duke shkaktuar bllokim të rrugëve.

Ekipet e emergjencës janë parë të evakuojnë pleqtë dhe fëmijët nga shtëpitë që po rrezikoheshin nga përmbytja.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  E tmerrshme: Viktima e sulmit seksual në Vushtrri është 80-vjeçare, ky është i dyshuari që u arrestua