Ky është personi që dyshohet se hyri nga kulmi dhe vodhi 3400 euro e 1200 franga në Istog

Tre javë më parë një rast i vjedhjes ishte lajmëruar në Stacionin Policor në Istog.

Ankuesi kishte njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur kursime të parave që i ruante në shtëpinë e tij.

Tre javë më pas, Policia e ka arrestuar hajnin e dyshuar. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Arton Noshaj.

Ai dyshohet se u fut nga kulmi i shtëpisë dhe i vodhi një familjarë të tij 3400 euro dhe 1200 franga zvicërane.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Sveçla: Persona të maskuar sulmuan Policinë dhe zyrtarët zgjedhor me shok bomba dhe të shtëna në ajër