Gruaja e plagos vetën me armë në shtëpinë e saj në Mitrovicë
Një ngjarje sa e trishtë aq edhe e pazakontë ka ndodhur dje në Mitrovicë.
Një grua ka informuar Policinë e Kosovës se kur është futur në dhomën e vet ka parë se viktima femër kosovare në dhomën e saj është e lënduar nga arma e zjarrit.
“Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekët është jashtë rrezikut për jetë.”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka konfiskuar pushkën e gjuetisë gjersa rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë Jug, 15.07.2022 – 17:15. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare në dhomën e saj është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekët është jashtë rrezikut për jetë. Është konfiskuar pushka e gjuetisë. Rasti është duke u hetuar.