Një person sulmon seksualisht shtetasen amerikane, 16-vjeçarja e raporton në Polici

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku një person i panjohur ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 16-vjeçarja, e cila është shtetase amerikane, ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që përjetoi.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e kishte tërhequr me forcë dhe më pas e kishte prekur në pjesët intime të trupit.

Momentalisht nuk dihet identiteti i të dyshuarit, mirëpo Policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra