Largohet flamuri serb nga Kalaja e Zveçanit

Mëngjesin e sotëm nuk është parë flamuri serb që prej kohësh valvitej mbi kalanë e Zveçanit.

Nga pamjet e publikuara nga fotografi Valon Hakaj, vërehet se flamuri nuk ndodhet më aty, shkruan “Jepi zë”.

Siç mund ta shihni në fotografi, ai qëndronte në cep të kalasë prej shumë vitesh e madje edhe dje. Por, sot kalaja ishte pa flamuj.

Ende nuk dihet se kush e ka larguar apo nëse u rrëzua nga kushtet atmosferike, por sidoqoftë kjo ka rënë në sytë e mitrovicasve.

Lexo edhe:  E rëndë në Prizren: 33-vjeçari i dehur sulmon policin që shkoi të intervenojë në rast, ia thyen hundën