Shpejtësi dhe çmenduri në Ferizaj: Shoferi i dehur s’i ndalet Policisë, vozit 200 km/h

Nuk janë të rralla rastet kur vozitësit tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në shumë rrugë të Kosovës. Kjo del të jetë edhe një ndër shkaqet më të shpeshta të aksidenteve në trafik, të cilat në shumë raste përfundojnë edhe tragjikisht.

Një shofer i cili më pas ka rezultuar në gjendje të dehur, ka rrezikuar seriozisht veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Ferizaj – Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se shoferi fillimisht nuk i është bindur zyrtarëve policorë të cilët i dhanë urdhër të ndalej, gjë që i ka detyruar ata t’i vihen nga mbrapa për ta ndalur.

Sipas Policisë, shoferi ka vozitur deri në 200 km/h dhe më pas është arritur që të ndalet, ku pas kontrollit i njëjti ka rezultuar që ndodhet nën ndikim të alkoolit.

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 0.80 %0. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet R.K (M/K) I moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Gruaja në Prizren nuk e duron dot burrin, e ther me thikë - përfundon në Emergjencë