Nëna nga Prishtina në hall me vajzën e saj: Që 5 vite më maltreton psiqikisht

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar vajzën e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se 55-vjeçarja ka deklaruar se ka 5 vite që vuan nga dhuna psikike të cilën ia shkakton vajza e saj. Si rrjedhojë e veprimeve të së bijës, viktima është shprehur se nuk ndihet e sigurt pranë saj.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 33-vjeçarja të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Kurti: UÇK bëri luftë të drejtë, unë besoj në pafajësinë e tyre në Hagë