Vdekja që tronditi Gjakovën, ky është 39 vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë

Një person është gjetur pa shenja jetë mbrëmë në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Hasi” ku është raportuar se një 39 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i ndjeri është Memli Vula.

Viktima ishte i njohur si dizajner grafik me profesion, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Banka TEB mashtrohet për herë të dytë, 30-vjeçari kap 7 mijë euro kredi me dokumente të falsifikuara