Ujësjellësi hap disa vende punë praktike, paguhen 250 euro në muaj

Kompania regjionale ujësjellësi “Mitrovica” ka hapur plkonkurs për punë praktike për tre studentë.

Duke u mbështetur në dispozitat e nenit 16 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, si dhe vendimin e Bordit të Drejtorëve Kompania Rajonale Ujësjellësi ,,Mitrovica,, Sh.A. shpall:

KONKURS PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENT

Kohëzgjatja e angazhimit: 6 muaj

Pozita të lira (3);

Orari i punës: Me kohë të plotë: (5 ditë në javë);

Vendi punës: Kompania Rajonale Ujësjellësi ,,Mitrovica,, Sh.A.

Kompania Rajonale Ujësjellësi ,,Mitrovica,, Sh.A. u siguron studentëve nga 250 €uro (bruto) në muaj për punë praktike;

Kriteret e aplikimit:

Të jetë i/e student në vitin e tretë në Fakultetin Teknik – Drejtimi i Hidroinxhinerisë ose fusha tjera relevante;
Nota mesatare në studime duhet të jetë mbi 8;
Të ketë njohuri në programet kompjuterike;
Përshkrimi i detyrave: Nën mbikëqyrjen e udhëheqësit gjegjësisht Departamentit për Planifikim dhe Zhvillim, praktikanti do të:

Asistojë njësinë përkatëse në grumbullimin e të dhënave për astetet e kompanisë;
Bënë hulumtimin e aseteve në teren;
Asistojë njësinë përkatëse në aktivitetet e përditshme në Departamentin e Planifikimit dhe Zhvillim etj.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Dokumentet e më poshtme dërgohen përmes e-mailit [email protected]

Letër Motivuese;
CV-në;
Kopja e letërnjoftimit;
Certifikatën e notave;
Dëshmia nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, jo më të vjetër se 6 muaj.
Afati i aplikimit do të jetë i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.

Dokumentet e pranuara pas afatit të paraparë nuk pranohen kurse ato të mangëta refuzohen.

Praktikantët në përfundim të programit të punës do të pajisen me Vërtetim nga Kompania Rajonale Ujësjellësi ,,Mitrovica,, Sh.A.

Kompania Rajonale Ujësjellësi ,,Mitrovica,, Sh.A. në Mitrovicë inkurajon të aplikojnë kandidatet femra, kandidatet nga grupet minoritare, personat me aftësi të kufizuar si dhe të gjithë studentët pa kurrfarë diskriminimi, respektivisht të gjithë ata të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.

Lexo edhe:  PSD-ja asesi të zbrapset, paralajmërojnë aksione në ditët e ardhshme