Bëhuni gati për dimër, nga nesër paralajmërohet se do të nisin reshjet e borës

Prishtina Weather ka njoftuar se nesër pritet të ketë reshje bore në vise malore.

Ndërsa sot, pritet të jetë më ftohtë dhe në mbrëmje ka mundësi për riga lokale shiu.

Të premten vransirat shtohen, e më vonë priten mundësi për riga lokale shiu, që pritet të vazhdojnë edhe paraditen e së shtunës.

Viseve malore priten reshje të dobëta bore.

Cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera të dobëta edhe ditën e enjte, e të premten qarkullimi më i mirë ajror, sjell përmirësim gjatë ditës, ku indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme dhe të mira.

10.11 – Në mëngjes mjegull në ultësira, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe vransira kalimtare.

11.11 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull. Në mbrëmje vonë mundësi edhe për riga lokale shiu.

12.11 – Reshje të dobëta shiu orëve të mëngjeist, viseve malore reshje bore. Ditën vransirat shpërndahen.

13.11 – Kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull, që mund të mbetet edhe deri nga mesdita.

14.11 – Pas mëngjesit të ftohtë e me mjegull në ultësira, ditën kryesisht me diell.

Lexo edhe:  Avokat Koci e thotë me bindje: Naim Murseli nuk e ka pranuar asnjëherë veprën