Babai nga Vitia ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

Drejtësia në disa vende në Kosovë akoma ndahet me kanun. Këtë e dëshmojnë së paku disa raste skandaloze të bëra publike.

Një ngjarje e tillë jo fort e zakonshme ka ndodhur edhe në fshatin Smirë të Vitisë, ku një burrë ia ka kërkuar 100 mijë euro personit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë.

Sinjali ka mësuar detaje nga ky rast tipik që ndodhë në familjet patriarkale, ku nderi është mbi gjithçka, edhe mbi jetën. Për ruajtjen dhe mbrojtjen e nderit njerëzit detyrohen edhe të paguajnë.

Ngjarjes dyshohet se i ka paraprirë një rast i dhunimit i një 15-vjeçareje, babai i të cilës deshi të gjykojë përmes kanunit, në vitin 2022 të shekullit të 21-të.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pasi personi që e kishte dhunuar të miturën, një 67-vjeçar, e ka denoncuar në Polici babain e saj për detyrim.

Lexo edhe:  Dy të vdekur nga goditja e trenit në Klinë, policia thotë se drejtuesi i veturës nuk ishte ndaluar mbi hekurudhë