Destabilizohet moti: Ky është parashikimi për sot dhe dy ditët e ardhshme

Sot Kosovë na pret mot me vranësira dhe në disa rajone edhe intervale kohore me diell. Herë pas here, vende-vende priten reshje të lokalizuara shiu, ndërsa pasdite në disa vise priten rrebeshe lokale me vetëtima, bubullimë dhe breshër të imët.

Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në  13 ose14 gradë Celsius.

Në Shqipëri vazhdon mot i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta të cilat shpeshherë do të shoqërohen me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje në tërë territorin.

Rebeshe lokale priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, vende-vende edhe me bubullima dhe breshër të imët. Reshjet nuk do të zgjasin shumë dhe nuk do të jenë gjithëpërfshirëse, por në interale të caktuar në disa zona mund të jenë mjaft intensive.

Nga e mërkura na pret mot gati i ngjashëm, por reshjet do të jenë gjithnjë më të pakta e më të izoluara, megjithatë ende priten në disa zona. Temperaturat pa ndonjë ndryshim që vlen të përmendet, ndërsa për fundjavë priten rritje të temperatuave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Këto lagje do të mbesin pa ujë nesër në Prishtinë