Vdes në moshë të re Mentor Merovci, xhematliu që e donte shumë bamirësinë

Familja e njohur vushtrriase, Merovci, ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Sot ka vdekur në moshë të re Mentor Fehmi Merovci nga Vushtrria, shkruan Jepi zë

I ndjeri ishte praktikues i madh i fesë islame, po ashtu edhe humanist i njohur jo vetëm në Vushtrri por edhe në rajonin e Mitrovicës.

Merovci ishte edhe një tregtar i sukssesshëm që merrej me shitjen e tepihave ndërsa i gëzohej shumë ndërtimit té xhamiave, duke i furnizuar me me tepih këto objekte fetare.

I ndjeri vetëm disa orë më parë kishte propozuar edhe një aktivitet si të ndihmohen qytetarët gjatë iftarit ndërsa vdekja e tij ka mërzitur familjarët dhe gjithë ata që e njohen./ Jepi zë

Lexo edhe:  Të miturat problematike nga Prishtina: Njëra godet qëllimisht me veturë motrën e tjetrës, ajo ia nxjerr thikën