Po kthehej për në shtëpi, taksisti e dërgon në vend të panjohur dhe e ngacmon seksualisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin që e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe e kishte ngacmuar seksualisht një femër.

I dyshuari ishte taksist, ndërsa viktima ishte duke u kthyer për në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është  dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë

Lexo edhe:  Ngjarje e rëndë në Lipjan: Humb jetën një shofer kamioni, dyshohet se e la pa frenuar mirë automjetin