“Thuji, s’i ke parë kurrë”, Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit

Në gjyqin e dytë që po mbahet ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve janë shfaqur disa biseda, të cilat sipas Prokurorisë janë zhvilluar gjatë takimeve dhe komunikimeve që ai ka pasur me të bashkëakuzuarit në këtë rast dhe me persona të tjerë.

Këto komunikime, sipas Prokurorisë, janë përgjuar.

Prokurori Joshua Hafetz ka lexuar disa prej tyre në seancë.

“Thjeshtëzoje, thuaji ‘mos e ngatërro, mos e ngatërro o burrë”.

“Thuaji ‘në ’94-’98 këta të dy s’i ke parë kurrë. Mbylle”.

Lexo edhe:  Babai në Zveçan rrah brutalisht vajzën e tij të mitur, i shkakton lëndime duke e goditur me ‘pendrek’