Vdes njëri nga ushtarët më të dalluar të UÇK-së, Cen Aliçkaj

Ka vdekur ushtari i radhëve të para të UÇK-së, Cen Aliçkaj

I ndjeri ka kohë që ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë, e cila edhe i mori jetën, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë përmes një postimi, kryetari i AAK-së dhe bashkëluftëtar i tij, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin!

Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri.

Pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen!

Lexo edhe:  Identifikohen sulmuesit e Valon Sylës, Sveçla thotë se shumë shpejt do të arrestohen