KQZ i jep tender kompanisë sllovene të lidhur me Berishajn, mbi 50 mijë € më shtrenjtë se vjet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar kontratën për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrata i është dhënë kompanisë “Cetis d.d” nga Sllovenia, e specializuar në shtypjen e materialeve të sigurisë dhe atyre zgjedhore.
Vlera fillestare e kontratës ishte 418 mijë e 12 euro, por pas negociatave dhe kërkesës së KQZ-së, operatori ekonomik ka ofruar zbritje, duke e ulur çmimin final në rreth 342 mijë euro.
Tenderi përfshin shtypjen e materialeve zgjedhore për procesin e vitit 2026, ndërsa procedura është zhvilluar përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë.
Kontrata është dhënë më 14 maj 2026, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të formalizohet më 18 maj.

