E dërgon për riparim, pronari i veturës rrihet nga dy llapjan – punëtorë të servisit

Një person në Podujevë ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje që ka pasur me dy punëtorë të një servisi, është sulmuar fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, sipas Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

PK’ja njofton se dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe iu është vendosur masa e mbajtjes.

“Podujevë / 16.03.2024-13:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Ia vunë zjarrin trafos elektrike në fshat, policia arreston dy persona të dyshuar