Ky është i dyshuari për vjedhjen e rëndë në Istog, mori mijëra euro e franga në një shtëpi

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Sinjali mëson se në prangat e Policisë ka përfunduar edhe Anton Nushaj, 27-vjeçar, pasi i njëjti dyshohet të ketë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një shtëpi në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Nushaj ka pranuar para hetuesve policorë se ditën e 3 prillit ka hyrë në shtëpinë e viktimës dhe që aty ka vjedhur mbi 1 mijë franga zvicerane dhe mbi 3 mijë euro.

Me urdhër të prokurorit, 27-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Veteranit të UÇK-së që vdiq sot, i vdiq babai para 2 javësh