Shqetësuese: Nxënësi i shkollës ‘Shkëndija’ në Hajvali kapet me boksa të hekurit, intervenon Policia

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është zbuluar nga drejtoria e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Shkëndija’ në Hajvali të Prishtinës, ku ditë më parë një nxënës është kapur me dy boksa të hekurit.

Sinjali mëson se për këtë është kërkuar edhe ndihma e Policisë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të miturin në stacion policor ku është intervistuar në praninë e prindit dhe avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  “Liza” del para gjykatës, shumë shpejt pritet të merret një vendim për të