Zhduket një 13-vjeçare në Suharekë

Foto ilustruese

Është zhdukur një vajzë e moshës 13-vjeçare në fshatin Gelancë të Suharekës.

Babai i saj ka raportuar në polici se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

“Ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij e mitur (13 vjeç) viktima femer/k, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Kur mund të lëvizim pa viza në BE nëse vendimi merret këtë vit?