Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale.

Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar polar. Vende-vende mund të ketë mjegull ose vranësira të ulëta sidomos nëpër disa lugina dhe ultësira. Dita stabile dhe në shumë vise me diell.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me acar polar. Nëpër disa lugina dhe ultësira do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Dita stabile dhe me rritje të temperaturave.

Të premten vjen një fronti i ri i ftohtë ajror. Erërat verior dhe verilindore do të fuqizohen përsëri, ndërsa reshje të pakta bore priten vetëm në disa zona të caktuar kryesisht kodrinore-malore.

Dita e parë e fundjavës mjaft e ftohtë dhe me acar polar, ndërsa të dielën “zbutje” e acarit polar dhe rritje e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Arrihet limiti prej 6 milion eurove në subvencionimin e paisjeve efiçiente, ndalohet aplikimi!