Një person e bën “llom” një tjetër e bën për QKUK, arrestohet nga Policia

Është arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën, mashkull duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Në raportin e sotëm të policisë thuhet se rasti ndodhur të enjten rreth orës 11 e 30 minuta në rrugën “Shaban Shala”.

Me rastin është marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor- Drenas.

Lexo edhe:  Pas Krenar Shalës edhe një përson tjetër i ofendon mësuesit në studio televizive: Gjysma janë analfabetë