Lajm i hidhur: Vdes ish veterani i UÇK-së, Xhemajl Dervishi

Ka vdekur ish ushtari i UÇK-së, Xhemajl Dervishi nga Komuna e Skënderajt.

I ndjeri ishte njëri nga ushtarët më kontribues gjatë luftës në Zonën e Drenicës, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nipi i tij përmes një postimi, i cili ka njoftuar se varrimi do të bëhet Kopiliq i Epërm.

Njoftim

Njoftojm të gjithë miqtë dhe dashamirët se me datë 26.08.2023 ka ndërruar jetë axha im Xhemajl Dervishi.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 27.08.2023 në ora 16:00 në Fshatin Kopiliq i Epërm.

Me zemër të thyer,
Familja Dervishi

Lexo edhe:  Një person gjendet pa shenja jete në Ferizaj