Kërcet boksi në lokalin “Noya”, sigurimit ia thyejnë nofullën – 4 persona të përfshirë, një në ndalim policor

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lokalin “Noya” në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje mes klientëve dhe sigurimit përfundoi në përleshje të dhunshme.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rasti është regjistruar më 27 gusht 2025, rreth orës 23:30, kur katër persona të dyshuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në lokal. Në ato momente ka shpërthyer një konflikt fizik me sigurimin, që rezultoi me pasoja serioze.

Gjatë përleshjes, punonjësit e sigurimit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri ka përfunduar me nofull të thyer. Po ashtu, qytetari edhe një qytetar është lënduar dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar njërin prej të dyshuarve, i cili është ndaluar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Tre persona të tjerë të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

Lexo edhe:  Dy të mitura ikin nga strehimorja dhe kryejnë vjedhje, dyshohen se janë përfshirë në vepra penale