Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet kthjellim i motit. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull, por mund të ketë edhe ngrica. Dita stabile dhe kryesisht me diell. Temperaturat pritet të luhaten nga 0 deri në 15 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe freskët, varësisht nga vendi. Nëpër shumë lugina dhe ultësira do të ketë mjegull orëve të hershme të mëngjesit. Gjatë ditës pritet mot stabil, me diell dhe rritje të temperaturave.

Nga e premta pak më ngrohtë për shkak të afrimit të fronteve të reja ciklonike nga veriperëndimi. Si pasojë do të rivendosen rrymimet ajrore nga jugu dhe jugperëndimi. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje lokale shiu. Në fillim reshje shiu priten në Mal të Zi,  Shqipëri dhe Dukagjin të Kosovës. Më vonë në mbrëmje dhe të shtunën reshje lokale shiu priten në gati tërë rajonin. Në Shqipëri shpeshherë priten reshje mjaft intensive.

Reshje lokale shiu nganjëherë priten në tërë rajonin, ndërsa reshje bore vetëm në zonat e larta malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Ik injorante”, “Nuk di kurrgjë”, Gashi dhe Avdiu përplasen në studio, ndërhyn Kërquki