“E gjithë ndërtesa ishte me tym”/ Detaje nga shpërthimi i zjarrit në zyrën e Arkivës në Qeveri

Një incident që ka ndodhur pasditen e djeshme në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ish objektin ‘Rilindja’ në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ku shpërtheu zjarr në zyrën e Arkivit, është cilësuar si ‘Zjarrvënie’ nga organet e hetuesisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar një zyrtar i institucionit, i cili ka deklaruar se derisa ka qenë brenda objektit, ka vërejtur tymin që dilte nga tubat e ajrit në banjë.

Pasi njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i gjithë objekti ishte në tym, kanë zbuluar se bëhet fjalë për zjarr në bodrumin e ndërtesës.

Zjarri është lokalizuar dhe është fikur nga zjarrfikësit, teksa janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Vakia në Kosovë, vidhet vetura në Prekaz, digjet në Vinarc të Mitrovicës