Pronari i një marketi  largon të gjitha produktet serbe nga lokali: “Nga sot nuk gjeni këto prodhime as për ilaçe”

Fushata për bojkotimin e produketeve serbe po vazhdon të marrë përkrahje nga subjekte të ndryshme afariste.

Në vazhdën e bizneseve që kanë bojkotuar prodhimet serbe janë edhe dy markete në Gjakovë, shkruan Jepi zë.

Ky lokal ka njoftuar se ka vendosur të largojë të gjitha produktet që kanë origjinë serbe.

Humanisiti dhe biznesmeni kosovar Burim Piraj që po udhëheq një fushatë për mosblejrje të produketeve serbe ka treguar përmes një postimi se tek marktet e Admir Dobroshit më nuk do gjeni produkete serbe as për ilaç.

“Ky burrë Admir Mil Dobroshi nga sot në dy marketet e veta “KLEA” nuk do të shesë më podhime serbe as për ilaç!
” ka shkruar Piraj, përcjell Jepi zë

Ndryshe grupi i facebook-ut, “Mos bli pordhime serbe”, po vazhdon të rritet me anëtarë të rinj, ndërsa udhëhiqet suksesshëm nga biznesmeni Burim Piraj / Jepi zë.

Lexo edhe:  A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?