Nura: Ekipet e FSK-së nuk erdhën në Skenderaj, Sveçla tha dërgona email

Ditëve të fundit Kosova është përballur me vërshime që kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në disa komuna të vendit.

Ndër më të prekurat janë ajo e Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës, ku qytetarë të shumtë kanë mbetur pa strehë.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka dhënë detaje nga biseda telefonike me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se në kërkesën për dërgimin e FSK-së në këtë komunë, Sveçla ka kërkuar që ti dërgohet email.

“Bisedova me Sveçlën në telefon, më tha dërgona email. Ekipet e FSK-së nuk erdhën në Skenderaj”, citohet të ketë thënë Nura në një deklaratë të publikuar nga FrontOnline.

Lexo edhe:  Çka shkruhet në tabelën që Serbia thotë se do të jetë në pikat kufitare me Kosovën?