Erdhi një dron nga Kosova për të dhe Kiarën, Luizi: Dasmën do ta bëjmë në Prishtinë

Artisti i njohur, Luiz Ejlli që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania ka arritur që të kthehet ndër personazhet më të komentuar.

Ai ka krijuar një numër të madh të fansave edhe në Kosovë e kjo u dëshmua edhe gjatë ditës së sotme kur për të erdhi një dronë.

Droni nga Kosova ishte për të treguar përkrahje për Luizin dhe Kiarën, të cilët shihen si një çift që po krijohet brenda shtëpisë së famshme.

 

 

Kjo befasi e fansave e ka lumturuar pa masë Luizin, i cili u shpreh se dasmën do ta bëjë në Prishtinë.

“Nga Kosova erdhi, na duan nga Kosova, duan me na pa bashkë, do ta bëjmë dasmën në Prishtinë”, i tha Luizi-Kiarës.

Lexo edhe:  “Kujta, Kujta”, Edona vërshohet nga një pjesë e publikut posa del nga vetura