Përleshja mes shtatë personave në Pejë – Policët civilë arrestojnë katër persona, dalin pamjet

Përleshjet mes grupeve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës ku janë përfshirë shtatë persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se dy policë që ishin jashtë detyrës, të cilët ishin afër vendit të ngjarjes, ndërhynë në përpjekje për ta qetësuar situatën.

Gjatë sherrit, njëri nga policët ka pësuar një lëndim të lehtë në dorë.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit përdori një objekt të mprehtë për të sulmuar të tjerët gjatë përleshjes. Të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor, përfshirë oficerin dhe të dyshuarit.

pamjet:

 

Lexo edhe:  Gjuhet me plumb vetura e mitrovicasit, policia gjen një predhë arme