Kapet një person në kufirin e Preshevës, me 59 mijë euro në çorapa

Doganierët në pikën kufitare të Preshevës në kufirin serbo-maqedonas kanë veçuar BMW-në me targa të huaja për kontroll të veçantë.

Ai drejtohej nga një 55-vjeçar i cili udhëtonte i vetëm dhe ishte nisur nga Gjermania në Greqi. Ai u ka thënë doganierëve se nuk ka asgjë për të raportuar, por megjithatë kanë vendosur ta kontrollojnë veturën e tij, njoftoi Drejtoria doganore e Republikës së Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjetit, doganierët gjetën një çantë udhëtimi me sende personale në sediljen e pasme, e cila kishte disa palë çorape të mbushura me tufa me euro, si dhe gjetën më shumë para në xhepin e xhinseve që ishin të paketuara në çantë.

Në total, doganierët tek burri i gjetën 59.000 euro, nga të cilat ia kthyen 10.000 për shkak se kjo shumë lejohet të bartet përtej kufirit, ndërsa çfarë do të ndodhë me shumën e mbetur do të vendosë gjykata kompetente.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Llap, vjedhin paratë dhe stolitë e arit në vlerë të 7 mijë eurove